![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/osmani-kurti_sd-800x450.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100 për qind e vendvotimeve.
Sipas KQZ-së kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike.
“Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72 për qind apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ.
Gjithashtu theksohet thuhet se angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe të dhënat nga rezultatet preliminare për subjektet politike nga të gjitha vendvotimet.
Top Channel