![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/00000_sd-800x450.jpg)
Punimet për gazsjellësin e Korçës pritet të nisin brenda këtij viti.
Pas përfundimit të dy studimeve të fizibilitetit projekti do të prezantohet për publikun në datën 5 mars dhe në muajin prill pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverive për ti hapur rrugën fillimit të punimeve.
Ambasadori i Azerbajxhanit dhe përfaqësuesi i kompanisë shtetërore të gazit të Azerbajxhanit kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Korçës për të diskutuar rreth ecurisë së projektit i cili pritet të sjellë impakt pozitiv në aspektin ekonomik dhe mjedisor për banorët dhe bizneset e Korçës të cilët përdorin në masë drutë e zjarrit për të siguruar ngrohjen në dimër.
“Është një projekt shumë i rëndësishëm për ne, qoftë për familjarët, të cilët do të kenë një alternativë shumë të mirë për ngrohje dhe miqësore me mjedisin, por edhe për bizneset, që do të kenë mundësi të mbulojnë kostot e tyre të proceseve teknologjike që përdorin ngrohjen me një kosto shumë më të ulët sesa kanë pasur mundësinë të kenë deri tani”-shprehet Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë.
Projekti i gazifikimit do të pilotohet fillimisht në qytetin e Korçës dhe pritet që të përfundojë në vitin 2027 ndërsa synimi është për ta shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Top Channel