![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/00000_sd-800x450.jpg)
Policia e Shkodrës zbardh grabitjen e 100 mijë eurove në banesën e një mjeku në qytetin e Shkodrës, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.
Pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë u shpallën në kërkim 2 persona, bashkëpunëtorë në grabitje.
Në banesat e dy autorëve të dyshuar, një 27 vjeçar dhe një 34-vjeçar policia gjeti dhe sekuestroi 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi si dhe sende të tjera të kundërligjshme. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim; dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet e mëtejshme për rastin po i kryen prokuroria e Shkodrës.
“Veprimet intensive hetimore zbardhin autorësinë e vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash, në një banesë, disa ditë më parë.
Shpallen në kërkim 2 shtetas, bashkëpunëtorë për këtë vjedhje.
Sekuestrohen 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme, që u gjetën në banesat e këtyre shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash, më datë 12.02.2025, në një banesë në lagjen “Qemal Stafa”, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit:
F. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim;
M. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për kapjen e shtetasve F. Sh. dhe M. Gj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel