Diagnostikohet me dizanteri intestinale një fëmijë në Laç, i mituri niset drejt QSUT, mbyllet kopshti
14/02/2025 17:11
Kryetarja e Bashkisë së Laçit ka njoftuar se ditën e djeshme janë informuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor që një fëmijë i Kopshtit Nr. 1 Laç është diagnostikuar me dizanteri intestinale dhe po trajtohet në QSUT.
“Menjëherë kemi ngrit një grup pune për verifikimin e rastit dhe sipas rekomandimeve të specialistëve të Shëndetit Publik është kryer dezinfektimi i ambienteve të kopshtit i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në kryerjen e kontrolleve mjekësore të të gjithë fëmijëve të tjerë”, njofton ajo.
Në vijim, prindërit e fëmijëve do të mbahen në kontakt nga stafi i këtij kopshti.
Top Channel