![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-13T153831.315-800x450.jpg)
Si të dalloni meningitin? Mjekja tregon çfarë duhet të keni në vëmendje: Kujdes temperaturën dhe pikat në lëkurë
13/02 15:47
Ky është momenti kur deputeti Petrit Doda mban një kabull mikrofoni në dorë dhe më pas e hedh në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Mes tensioneve të shumta në Kuvend dhe teksa Garda kishte rrethuar foltoren për shkak të kaosit që krijuan deputetët e opozitës, deputeti Doda duket teksa përplaset me punonjësit.
Pasi tentativa e tij për të kaluar Gardën dështon, Doda hedh mikrofonin në drejtim të Spiropalit.
Tensionet e herëpashershme që prej nisjes së seancës plenare në Kuvend kryesisht kishin në qendër arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Opozita kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë dhe largimin e Veliajt nga detyra.
Top Channel