![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/veliaj_sd-1-800x450.jpg)
17-vjeçari i cili mbeti i plagosur me thikë mesditën e sotme në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Mat është nisur drejt spitalit të Traumës.
Ai u plagos nga një 18-vjeçar brenda në oborrin e shkollës në njësinë administrative Baz të Matit, teksa ndodheshin në orën e fizkulturës.
Burime pranë spitalit Mat behet me dije se 17-vjeçari ka marrë plagë në krahë dhe në pjesën e barkut, gjë që i ka detyruar mjekët e këtij spitali ta nisin për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës.
I arrestuar për këtë ngjarje është 18-vjeçari Donald Lepuri, ndërsa mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të mëparshme.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosjeje brenda mureve të shkollës.
Top Channel