![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/djath_sd-800x450.jpg)
Ankesat e konsumatorëve! Me ndihmën e BE hapet në Shqipëri numri i gjelbër për konsumatorët
13/02 12:33
Dhjetëra tregtarë të merkatës së Rusit, në Shkodër vendosen të protestonin në këtë mënyrë për 5-fishimin e tarifës mujore nga ana e Bashkisë.
Pas rikonstruksionit të tregut, ata duhet të paguajnë 75 mijë leke të vjetra në muaj, nga 15 që paguanin më përpara.
Qytetarët thonë se nga rritja e tarifave të tregut do ta pësojnë ata sepse do të rriten të gjitha çmimet.
Ky treg u rikonstruktua nga Bashkia e Shkodrës në muajin dhjetor pasi më parë, nuk plotësonte as kushtet më minimale për tregtim. Bashkia ka zhvilluar një takim me tregtaret por ende nuk është gjetur një zgjidhje.
Top Channel