Tensione në Kuvend/ Noka godet me shishe uji Ballën, ndërhyn Garda! Spiropali përjashton deputetin nga seanca

13/02/2025 13:13

Deputeti Flamur Noka ka goditur me shishe uji në Kuvend Taulant Ballën, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.

Balla po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit, ndërsa në ato momente Noka iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe.

U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi.

O Sali dëgjo këtu dëgjo. Llogaritë që bëre për Veliajn janë dyshime. Jepi përgjigje popullit ku i ke gjetur ti, ku i paguar 500 mijë euro në Londër te zyra avokatore që mbrojnë kriminelët serbë kundër UCK. Thuaji içik shqiptarëve meqë akuzon Ulsiun. Apo tu kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe i the Ulsiut. PS ka vendosur të ketë standard, çdo person që përballet me drejtësinë avokatin duhet ta paguajë vetë”-ishte fjala e Ballës.

Nuk mund ta merrni fjalën, nuk mund të godisni me mjete të forta është e turpshme, lista po e merrte fjalën sipas radhës, nëse doni sherr , s’mund të vazhdojë më kalojmë në proces votimi”-u shpreh Spiropali para se të ndërpriste seancën.

Tensionet e herëpashershme që prej nisjes së seancës plenare në Kuvend kryesisht kishin në qendër arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Opozita kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë dhe largimin e Veliajt nga detyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA