![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/Dialogu_KS-SRB-775x470-1_sd-800x450.jpg)
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek presidenti republika
Në një intervistë ekskluzive për Zona Zero në Top News, ai tha se aleatët e SHBA duhet të përgatiten për një luftë tregtare.
“Jam i shqetësuar për politikat që do të ndjekë presidenti Trump në mandatin e tij të dytë. Kam merakun e një lufte tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe aleateve të vet dhe gjithashtu jam i shqetësuar për mënyrën sesi ai do të trajtoje luftën ne Ukrainë, lindjen e mesme.
Në të kaluarën ne kemi dëgjuar për politikat e ndjekura ndaj Ukrainës dhe jam i shqetësuar për pozicionin e ri të Shteteve të Bashkuara që e vendos Ukrainën në një pozicion të vështirë përballë Rusisë. Vërtet jam i shqetësuar se do jetë një 4-vjeçar i gjatë”, tha Bolton
Bolton e vuri theksin tek Ballkani, ku dhe rreziku, sipas tij është më i madh.
“Trump dhe këshilltarët e tij duhet t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit. Unë do konsideroja që Ballkani duhet të jetë prioritet. Sepse duhet të sheshohen ngjarjet mes Kosovës e Serbisë”, tha ish-këshilltari i Trump.
Ai u pyet edhe për tezën e shkëmbimit të territoreve. Por sipas tij, Kosova dhe Serbia mund t’i sheshojnë konfliktet pasi sfida më e madhe amerikane gjatë mandatit të parë të Trump ishte çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut.
“Unë isha në vitin 2018-2019 dhe atëherë u bënë përpjekje serioze për të arritur një marrëveshje. Dhe them se do ishte në interesin e dy vendeve. Nuk i nënvlerësoj vështirësitë, por di që ka pasur një mundësi që më pas u zhduk. Them që ia vlen që të bëhen përpjekje.
Çështja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është aq serioze sa vendosja e emrit për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë palët vendosën për një kompromis dhe e arritën të gjenin një zgjidhje.
Nëse mund të arrihet një zgjidhje e pranueshme, jo e imponuar nga jashtë, kjo do të sjellë mundësi që të huajt që duan të shkaktojnë trazira të mos kenë terrenin e nevojshëm për ti mbjelle këto trazira. Dhe pasi të bien këto barriera ekziston mundësia për integrim në NATO”, përfundoi Bolton.
Bolton kritikoi edhe Grenell për qëndrimin e mbajtur ndaj Albin Kurtit ditën e zgjedhjeve, duke e cilësuar të gabuar reagimin e tij.
Top Channel