Rama me ‘skuadrën’ e negociatorëve: Shqipëria po përparon! Jo se atyre iu zbut zemra apo nga atletet e mia, por…

13/02/2025 12:38

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në  në prezantimin e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit.

Rama falënderoi “skuadrën e negociatorëve” siç e quajti ai, për të cilët tha se kanë bërë një punë të shkëlqyer në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Ai tha se Shqipëria është më afër Unionit jo se ai “vesh atlete kur takohet me krerët e BE” apo “se atyre iu është zbutur zemra”, por për shkak të fakteve u shpreh Rama.

“Ju jeni pararoja e një populli të tërë atje në tryezat e Brukselit në ato dhomat pa dritare ku duhet të përballosh shumë pyetje dhe të dalësh me kokën lart se ndryshe nuk të lënë më. Fal jush kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi, dy dyer të hapura në dy javë janë një risi në gjithë procesin, të paktën sa i përket rajonit.

Janë shprehja kuptimplotë që ky vend po përparon me shpejtësi drejt BE, jo se unë vesh atlete kur takohem me ata, jo se ata janë bërë zemërbutë, as se përtojnë të shohin çfarë bëjmë ne përditë, harrojeni nuk ndodh. Vlerësojnë fakte tamam, prova dhe të dhëna e shifra tamam. Nuk bëjnë vlerësime mbi të tjera parametra. Ky vend meriton të afrohet dhe ata po e afrojnë,. Kjo është historia që po shkruajmë ne. Do mbetet flamuri ynë në oborrin e Bashkimit Europian”-u shpreh ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA