![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/rama-4_sd-800x450.jpg)
Në rubrikën “Sy m’sy”, pasi foli gjatë për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të qytetarëve në rrjetet e tij sociale.
Kryesocialisti i cilësoi qesharake komente të tilla si “çfarë malli ke marrë”. Droga ime e vetme që në fëmijëri tha Rama është arti, pastaj beteja politike.
“Mos i mësho tavolinës thotë ky. Mos u bëni qesharak këtu ça mielli ke marrë. Është droga ime, nuk e dini fare ju ça droge marr unë.
Që i vogël, arti, pastaj beteja politike. Kjo është adrenalina e një beteje. Këto të tjerat pastaj janë muhabete që ata që ua thonë i kanë provuar vetë.
Pa i mëshuar tavolinës Bashkim, kush nuk i mëshon tavolinës ikën. S’kam unë asnjë problem”- u shpreh Rama.
Top Channel