“Kod mafioz i tmerrshëm”, Berisha: Veliajn e dërguan në qelinë e Durrësit, aty do t’i mbyllë gojën…

13/02/2025 11:45

Para se t’i drejtohej Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha komentoi jashtë transferimin e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit.

“Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, kam parë vetëm policët dhe rrogëtarët e bashkisë, çka është absolutisht e dënueshme. Protesta e demokratëve, ajo është një konferencë shtypi që bëj unë aty, unë bëj një konferencë shtypi aty, kurse ky dërgoi policinë bashkiake, e dënueshme në ligj dhe çdo gjë.

Ata rrethuan, të armatosur disa prej tyre, rrethuan Skrapin që po të merrnin urdhër. Tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën. Pra, funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm. Tani kam këtu të dhëna të tjera të tmerrshme, sepse duket se Velica ka bërë garë me Lajla Asadin. Ju e morët vesh që 1 milion euro e kishte garderobën, fustanet e shoqja e Asadit, Lajla. Ia numëruan kur shkoi në Moskë. Kurse 867 mijë euro del kjo e Erion Veliajt. Megjithatë mund t’u them se qindra e qindra artikuj janë përjashtuar nga Skrapi, se ankohen…Do shihni ju sa janë përjashtuar që nuk janë regjistruar aty fare”-u shpreh Berisha jashtë Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA