“Ishin simpatizantë”/ Hoxha tregon pse nuk kishte policë te protesta e djeshme para SPAK: Nuk ishte lajmëruar
13/02/2025 10:37
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha teksa po i drejtohej Kuvendit, u pyet nga gazetarët se pse munguan forcat e sigurisë gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme para SPAK në mbështetje të Erion Veliajt.
Hoxha tha se protesta ishte e paralajmëruar dhe personat e grumbulluar para Prokurorisë së Posaçme ishin simtatizantë.
“Protesta ishte e paparalajmëruar. Janë dy raste të ndryshme, çështje të ndryshme. U bë një grumbullim i paparalajmëruar, në rastet e tjera ka pasur lajmërim te Policia e Shtetit.
Ishin simpatizantë dhe protestues. Kur shkon Berisha njofton, ndaj ka edhe polici”, tha ministri Hoxha.
Top Channel