Deputeti i PD bën lëmsh emrat në Kuvend: U vranë Fadil Nasufi (deputet i PS) dhe Lulzim Basha!

13/02/2025 11:04

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një.

Por teksa lexonte emrat e viktimave, ai ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, duke e lexuar Fadil Nasufi, që është deputet i Partisë Socialiste.

Vetëm pasi në Kuvend plasën të qeshurat, Dogjani e korrigjoi.

Ai ngatërroi edhe emrin e Lulzim Vishës në Kamëz, i vrarë në 24 janar, kur e lexoi Lulzim Basha.

“2025 ka nisur me vrasje. Në 7 janar u vra Ramazan Mataj, në 12 janar u biznesmeni Fadil Nasufi te pallati me shigjeta dhe autorët dogjën motorin…më fal, më fal, u vra Bujar Nasufi. Nuk të gjen gjë Fadil (i drejtohet deputetit të PS, Fadil Nasufi). Fadil do të zgjatet jeta më shumë. Në 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha. Këtë e bëra për humor, por nuk është humor”, tha Dogjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA