“Çoja Gazit se ai e njeh mirë”/ Sërish tensione në Kuvend! Deputetët e PD rrethojnë Foltoren teksa flet Balla, ndërhyn Garda

13/02/2025 12:53

Ka vijuar me tensione seanca e sotme plenare. Teksa mori fjalën në Kuvend Taulant Balla, deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe në këto momente ndërhyri Garda.

Deputetët demokratë tentuan të bllokonin fjalën e Ballës, ndërsa ky i fundit u shpreh se “po ndjejnë dhimbje për shkak se po afron 11 maji”.

Noka dhe Bardhi po flisnin me tone të larta, ndërsa nga mikrofoni dëgjoheshin vetëm replikat e Bardhit.

Pjesë nga debati:

Spiropali: (I drejtohet deputetëve të PD) Mos bëni skema këtu se e keni marrë fjalën sa herë keni dashur. Uluni në vend se do ndërpres seancën

Balla: E kuptoj shumë mirë dhimbjen që ka filluar të ndjejë opozita se po vjen 11 maji. Aq thellë do t andjeni dhimbjen sa më 11 maj të gjitha humbjet e tjera që keni pasur do ju duken lule. Hapu pak. Njeriu duhet të bëjë njëherë llogaritë e veta. Ja këta janë qesharakët

Spiropali: Uluni në vend që të diskutojmë me diskutimet. Uluni në vend!

Balla: Jeni qesharak që ju përdor ai plaku, bufi i kënetës, ta harroni ju! Ne do ju mundim  më thellë se asnjëherë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh më mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA