Artan Fuga: Ajo që po vjen është edhe më e rëndë, priten gjëma. A është gati politika shqiptare ta përballojë?

13/02/2025 12:54
Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Tranzicioni u mbyll… me… dështim Disa parime në shkencat politike që analistët e mediave nuk po i kuptojnë dot.

1. Nuk janë arrestimet dhe ndalimet që krijojnë krizë politike, por është kriza politike që shprehet me arrestime.

2. Kriza politike në Shqipëri është krizë gjeopolitike, politika te ne varet nga gjeopolitika dhe jo gjeopolitika nga politika.

3. Kriza politike nuk përfshin vetëm shumicën, por gjithë klasën politike. Kush nuk e kupton këtë sot, do ta kuptoj nesër. Pa problem.

4. Kriza politika sot është e gjithë shqiptarëve në Ballkan, duke përfshirë edhe Kosovën, etj. Mos kujtoni se historitë në Shqipëri dhe Kosovë janë të ndara. Harrojeni!

5. Modeli politik i Shqipërisë pas 35 vjetëve sapo ka rënë përfundimisht. Ai mbaroi në mosfunksionim, në përjashtim të qytetarit nga Shqipëria, në hedhje e sigurisë kombëtare në ferra, në korrupsion dhe çentralizëm autoritar. Sistemi politik e vrau politikën.

Tranzicioni u mbyll. Nuk u mbyll duke kaluar në një shoqëri të re, por u mbyll me dështim! Ali Pasha Tepelena po ecën në bulevardin kryesor të Tiranës duke mbajtur në dorë kokën e vet të gjakosur në dorë, nga mjekra e kokës së prerë i rrjedh gjak, ai ecën pa kokë duke shkuar t’i kërkojë kalin Skënderbeut për një udhëtim në Stamboll për të gjetur kokën e tij që e ka në dorë, të gjejë atë kokën tjetër
që e ka në kamaren e turpit.

Ruajna Zot, çfarë vegimesh! Ajo që po vjen është edhe më e rëndë se ajo që përjetojmë. A është gati politika shqiptare ta përballojë? Unë them jo se ka bërë dhe vazhdon të bëjë gabime. Nuk do të dëgjojë. Punë e madhe, por jemi në vitin 1981! Priten ngjarje të gjëmueshme nga çasti në çast!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA