Kandidatët për deputetë duhet t’i nënshtrohen garës së brendshme të primareve që parashikohet të zhvillohet më 1 mars, muaj kur mbyllet procesi i regjistrimit te diasporës, për të cilët kryedemokrati Sali Berisha direktivat i kishte të qarta në mbledhjen e Kryesisë së PD një ditë më parë.

Drejtuesit politikë pritet të përjashtohen nga gara e primareve me vendim të Këshillit Kombëtar që këtë të mërkurë.

Një ditë më parë, Berisha u la porosi kandidatëve që të siguronin secili nga 300 emigrantë.

Berisha: Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se ChrisLaCivita, në qindra kërkesa nga i gjithë planeti, që ekzistojnë për të bashkëpunuar me të, ai fisnikërisht zgjodhi Partinë Demokratike të Shqipërisë. Jashtë çdo dyshimi që ne kemi një kontratë, e cila do të jetë 100% transparente në përputhje me ligjin shqiptar dhe amerikan. Çdo kandidat për deputet duke filluar nga dita e sotme të ketë si detyrë të regjistroje 300 emigrante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA