![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ssss_sd-1-800x450.jpg)
Fredi Keta, i shpallur në kërkim për pengmarrje ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.
Në muajin korrik të vitit të shkuar, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, 40-vjeçari i hoqi lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanosi atë për dhënie pasurie.
Ata morën peng Ervin Xhixhën, duke i kërkuar 70 mijë euro në muajin korrik 2024.
Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të Policisë, gjeneralitete të rreme.
Ai shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “The debt”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.
Në korrik u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel