![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ajola-xoxa-442x249.jpg)
Shqiptarja Elona Kalesha është dënuar zyrtarisht me 30 vite burg për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit, Teuta dhe Shpëtim Pasho.
Trupat e të çiftit u gjetën në katër valixhe në një fushë në Solliciano, Firence, në dhjetor të vitit 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre.
Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj.
Brenda valixheve të gjetura kishte mbetjet e një burri dhe një gruaje, të copëtuara dhe të mbështjella me najlon. Brenda pak ditësh, karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos, një çifti shqiptar i cili ishte zhdukur që nga 1 nëntori i 2015.
Hetimi u fokusua në rrethin familjar dhe brenda pak ditësh u zbulua se autorja ishte Elona Kalesha, e dashura e djalit të çiftit Pasho, Taulantit.
Top Channel