Deklaratë e përbashkët e Kallas dhe Kos për zgjedhjet në Kosovë: Presim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re, të zbatohen zotimet e dialogut

12/02/2025 10:42

Në një deklaratë të përbashkët Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos konstatojnë se zgjedhjet në Kosovë ishin të qeta dhe konkurruese.

Nga Misioni Vëzhgues Zgjedhor i Bashkimit Evropian thuhet në deklaratë se janë nxjerrë rekomandime.

“Sipas konstatimeve preliminare, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, ndërsa është zbatuar ligji i ri zgjedhor. Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj parimeve demokratike”, thuhet në deklaratë.

Tutje thuhet se presin formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re për të vazhduar angazhimin, me synim për të mbështetur Kosovën për t’u afruar me BE-në, në mënyrë që të përfitohet nga Plani i Rritje.
Po ashtu, u bëhet thirrje autoriteteve të Kosovës të angazhohen për bashkëpunim rajonal dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, administratën publike dhe të mbrojnë lirinë e shprehjes.

Edhe në këtë deklaratë, bëhen të qarta pritjet që BE-ja ka që Kosova të zbatojë obligimet nga Marrëveshja për Normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane. Kosova pritet të zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Nuk ka alternativë për Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratë.

Më 9 shkurt në Kosovë u organizuan zgjedhjet parlamentare ku 40.59% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA