![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/65465656565-442x249.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ketë një reagim tjetër në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kreu i qeverisë tha se në rubrikën “sy më sy” do të ketë një diskutim në lidhje me garantimin e pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik.
“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”, thotë ai.
Top Channel