![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-11-at-19.58.24-800x450.jpeg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të mos miratojë dy projektligje me ndikim fiskal.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shprehet se në seancën e sotme publike konstatoi se miratimi i dy projektligjeve mund të ndikojë në elektorat.
Bëhet fjalë për dy projektligjet “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.
Paketa e Maleve është pr.ligji që synon të nxis zhvillimin ekonomik në zonat malore duke frenuar braktisjen e fshatit.
Ndërsa projektligji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar ne Republikën e Shqipërisë”, konstaton në shfuqizimin e skemës së viti 2018, për shkak se ka dëmtuar sektorin e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve dhe peshkimit. Aktualisht sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimburisimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20për qind.
“Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.
Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike.
Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare.”, thotë ai.
Top Channel