![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/12/Martin-cani-1_sd-800x450.jpg)
Gjykata e Korçës ka dhënë vendim fajësie për 4 personat e dyshuar si vrasës së Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit në 12 Qershor 2022.
Valter Mollaj me 25 vite burg
Edlir Mollaj me 23 vite burg
Martina Pajollari me 20 vite burg
Blendi Angjo 15 vite burg
I riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në rezervuar pas dy ditësh që kishte humbur kontaktet me familjen.
Policia dhe prokuroria e Korçës arrestuan si të dyshuar të ngjarjes kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj nga fshati Marjan i Korçës dhe bariun e tyre Bledi Angjo, me motivin se i ndjeri ishte në një lidhje me Martina Pajollarin, me të cilën u tha qe ishte paralelisht dhe me njërin prej kushërinjve në një lidhje.
Më pas prokuroria vuri në bangën e të akuzuarit dhe Martina Pajollarin si bashkëpuntore në këtë ngjarje, pasi u dyshua se kishte nxjerrë në pritë viktimën.
Sipas palës mbrojtëse në gjykim, në as një moment nuk u vërtetuar direkt apo indirekt lidhja e të pandehurve me viktimën. Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, artikuloi se nuk është kërkuar nga prokuroria vënia në dispozicion e materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt.
Ndërkaq sipas tyre në gjykatë asnjë provë nuk vërteton që Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim dhe paralajmëruan apelim te vendimit.
Ndërsa prokuroria ka kërkuar dënim me burg për të 4 këta shtetas, kërkesë kjo e pranuar nga gjykata. Ndërkaq gjykata ka vendosur dënim më burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim për shtetasit e akuzuar.
Gjithashtu pritet që mbrojtja t’i drejtohet apelit për të kundërshtuar këtë vendim brenda afatit ligjor.
Top Channel