Vëllezërit kërcënuan me kallashnikov xhaxhanë/ Detaje të reja nga ngjarja, ai i kishte kallëzuar se vodhën paratë e gjyshit

11/02/2025 15:16

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot në Krujë, ku dy vëllezër kanë kërcënuar me armë zjarri babanë dhe xhaxhanë e tyre.

Në prangat e policisë së Krujës ka rënë 19 vjeçari Fatbardh Mali, i cili është kapur pas ndërhyrjes së policisë pranë banesës se familjes Mali në Bubq.

Bashkë me të vëllanë 17 vjeçar ata akuzohen se fillimisht kanë kërcënuar xhaxhanë e tyre me armë zjarri kallashnikov, pasi ky i fundit i kishte denoncuar ata për mashtrim, sipas gazetares së Top Channel, Kleida Muka.

Shkak mes konfliktit mes tyre të nisur prej disa ditësh ka qenë një shumë parash që dy vëllezërit i kanë marrë gjyshit me pretendimin se kanë probleme me persona të tjerë.

Pasi i kanë marrë paratë gjyshit, xhaxhai i tyre i ka denoncuar për mashtrim në komisariatin e Krujës.

Pasi janë thirrur nga policia, dy vëllezërit kanë siguruar armën duke kërcënuar xhaxhanë dhe teksa ka ndërhyrë babai i tyre, kanë kërcënuar dhe këtë të fundit.

Teksa 17 vjeçari është në arrati, policia po heton dy të rinjtë edhe për ngjarje te tjera të mundshme pasi ka dyshime se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta