Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat
Dy vëllezër të moshave 19 dhe 17 vjeç kanë kërcënuar me armë zjarri xhaxhanë e tyre në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq, dhe pas mbërritjes në vendngjarje, policia arrestoi 19-vjeçarin dhe shpalli në kërkim vëllanë e tij.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, për mashtrim.
Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen.
Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel