Në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Tiranës, ka folur kreu i qeverisë Edi Rama.
Ai u ndal në fillim të fjalës së tij në zhvillimet e fundit, arrestimin e Erion Veliajt, duke thënë se kjo ceremoni ndodh në një paradoks, pasi do duhej që kreu i kësaj bashkie të ishte prezent.
“Jemi këtu për kremtuar një përvjetor të kryeqytetit dhe në të njëjtën kohë jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë, i zgjedhur nga çerek milionë zgjedhësve për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të tijën dhe të forcës sonë politike me qytetarët. Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht nuk e njoh për fytyrë.
Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marrë pa gjyq dhe ta mbyllë në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua se llogari para kujt jep, por me siguri jo para qytetarëve që kanë zgjedhur kryetar bashkie”, tha Rama.
Top Channel