![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-11-at-19.58.24-800x450.jpeg)
Kryeministri Edi Rama shkoi sërish në ambientet e Bashkisë Tiranë këtë mbrëmje.
Ai qëndroi gati 30 minuta, ku zhvilloi një mbledhje dhe komandoi si drejtuesen e re të bashkisë, Anuela Ristanin, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Kjo është hera e dytë brenda ditë që kryeministri shkoi në bashkinë e kryeqytetit, teksa edhe gjatë paradites zhvilloi takim me nënkryetarët, Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.
Ndërkohë pak më vonë këtë mbrëmje, do të mbahet aktiviteti me rastin e 105-vjetorit të Tiranës si kryeqytet. Pritja zyrtare do të mbahet në Pallatin e Brigadave, ku pritet prezenca e trupave diplomatike, personaliteteve e artistëve shqiptare. Në mungesë të Veliajt, pritet që të marrë pjesë në event kryeministri Rama.
Top Channel