Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance.

Gjatë takimit ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës ka ndarë foto nga takimi mes tyre.

Më herët gjatë këtij muaji, Osmani ka zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë amerikanë dhe kongresistë në Uashington.

Ajo ka thënë se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, Kosova synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike.

“Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, pati thënë Osmani pas një takimi me Brian Mast, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA