Hetimi ndaj deputetes Bushka, Rama: S’është republikë prokurorësh! Do ishte autogoli më i madh

11/02/2025 19:59

Kryeministri Edi Rama foli këtë mbrëmje edhe për hetimin nga SPAK të deputetes dhe njëherësh kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

Ndër të tjera Rama tha se Bushka e ka marrë vesh që është në hetim nga mediat, dhe jo nga prokurori si dhe se nuk është marrë në pyetje. Kreu i ekzekutivit tha se këto janë shenja aspak të mira dhe se kjo nuk është republikë prokurorësh.

“Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë specialë që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja e Komisionit të Ligjeve.

Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh”, tha Rama gjatë ceremonisë që u mbajt këtë mbrëmje në Pallatin e Brigadave, për 105 vjetorin e shpalljes së  Tiranës kryeqytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA