![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/kooo_sd-800x450.jpg)
Jo vetëm arrestimin e kryetarit të bahskisë Erion Veliaj, por kryeministri Rama quajti vendim të padrejtë edhe lënien në arrest shtëpie të Ajola Xoxës.
Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të dënohet me arrest shtëpie nëna e një fëmije 6 vjeç, të cilin edhe babanë ia kanë arrestuar.
“Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë.
Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.
Top Channel