E rëndë në Korenë e Jugut! Mësuesja godet me thikë për vdekje nxënësen e saj 8-vjeçare

11/02/2025 13:46

Një mësuese ka goditur për vdekje me thikë nxënësen 8-vjeçare, në një shkollë fillore në Korenë e Jugut.

Mësuesja 40-vjeçare, ka rrëfyer se ka goditur me thikë studenten në qytetin qendror të Daejeon. E mitura u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës në orën 18:00 me orën lokale dhe u shpall e vdekur në spital.

Mësuesja u gjet pranë saj me plagë me thikë për të cilat policia dyshon se mund të jenë vetë-shkaktuar.

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve “të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë”.

Disa vendas vendosën lule dhe një kukull në portën e shkollës, e cila u mbyll këtë të martë.

Zyra arsimore raportoi se mësuesja kishte kërkuar një leje gjashtëmujore nën pretendimet se po vuante nga depresioni, por ishte kthyer në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi mjeki e kishte vlerësuar atë si të aftë për të punuar.

Gjatë kohës së saj të lirë nga puna, ajo kishte mendime vetëvrasëse, tha z. Yook, duke cituar një dëshmi që mësuesi i kishte dhënë policisë.

Disa ditë para vrasjes, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme.

Nxënësja u raportua e zhdukur të hënën në mbrëmje, pasi shoferi i autobusit njoftoi shkollën se nuk kishte ardhur për ta marrë atë ditë.

Koreja e Jugut është një vend përgjithësisht i sigurt me ligje të rrepta për kontrollin e armëve. Por vitet e fundit, ajo është përballur me disa krime të profilit të lartë, duke përfshirë therje me thikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA