Celularë dhe laptopë kontrabandë! Arrestohet 43-vjeçari, si i kishte fshehur në kamion pajisjet

11/02/2025 15:15
Foto ilustruese

Një 43-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit, nën dyshimin se kishte kontrabanduar pajisje elektronike.

Në kamionin që drejtonte 43-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 23 iPhone 16 Pro Max dhe 2 laptopë pa fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania, për llogari të djalit të pronarit të kamionit që drejtonte.

Edhe ky i fundit, u vu në pranga nga policia. Celularët dhe laptopët u sekuestruan, ndërkohë që vijon hetimi për rastin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA