Arrestimi i Veliajt, Rama: Pas linçimit publik, e hoqën nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj para zgjedhjeve

11/02/2025 19:44

Kryeministri Edi Rama tha se Erion Veliajn e linçuan publikisht dhe më pas e hoqën nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj para zgjedhjeve.

Rama shtoi më tej se vetëm një idiot mund të thotë që PS ka kontroll mbi drejtësinë, komente të cilat i ka bërë gjatë ceremonisë së 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

“E kam të pamundur të mos e lidh faktin që përndizet një situatë. Zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqja nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj para zgjedhjeve, nuk po inicioj asgjë, por po them që për mua kjo nuk është normale.

Nuk ka një flagrancë. Nuk ka një rrezik shoqëror. Ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Sa një gjë e tillë është në shinat e kushtetutës së Republikës nuk më takon mua, por dyshimi është që është jashtë shinave. Ne sot vetëm një idiot, i pafytyrë mund të thotë që drejtojmë drejtësinë”, tha ai.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA