![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot lidhur me drejtuesin e fushatës së Trump që është kontraktuar nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e 11 majit.
Sipas Ballës, Chris Lacivita ka ardhur i paguar nga PD dhe çdo deklaratë e tij është personale.
Debati:
Balla: Gjeni një rast kur të kemi bërë ne komente për hetime të drejtësisë. Asnjëherë nuk kemi bërë komente kur prevalon prezumimi i pafajësisë. Në tetor 2023, prokuroria ngrinte akuzë ndaj njërit prej jush. Unë isha personi që kisha bërë kallëzimin dhe nuk bëra asnjë koment të vetëm. Këtu ka një standard. Unë e kuptoj që zotëria (Berisha) quhet gënjeshtar patologjik. Përfitojnë nga imuniteti që të jep foltorja këtu. Erdhi këtu siç e ka zakon mbi 30 vite dhe ngriti gënjeshtra pa fund, ndaj kryeministrit, anëtarëve të familjes së tij. Shko atje dhe bëj një kallëzim.
Zotërinë amerikan e ke marrë me pagesë. çdo deklarimi zotërisë nuk vlen sepse e ke paguar. Bëni mirë që të depozitoni në KQZ kontratën që keni me zotërinë. Folët këtu për ambasadoren e SHBA. Ajo ka qenë në Shqipëri e emëruar me firmën e Presidentit Trump.
Berisha: e ka ngatërruar.
Balla: Aaa e paska ngatërruar Trump. Kryeministri Rama do të takohet sërish këtë vit me Presidentin Trump dhe në 2027 e presim për samitin e NATO-s….
Balla: Shihemi në gjyq Sali!
Berisha: Ky është një shpifës i ulët
Top Channel