Zhvendosja e banorëve të Gazës, Trump: Nuk do të kthehen derisa…

10/02/2025 22:51

Presidenti Donald Trump tha se populli palestinez nuk do ketë të drejtë të kthehet në Gaza sipas planit të tij derisa të rindërtohet.

Trump u pyet nga Fox News nëse populli palestinez do të ketë të drejtë kthehej në Gaza.

“Jo, sepse do të kenë strehim shumë më të mirë. Me fjalë të tjera, po flas për ndërtimin e një vendi të përhershëm për ta”, tha ai.

Trump tha se mund të ndërtohen deri në gjashtë vende të ndryshme për palestinezët për të jetuar jashtë Gazës deri sa ajo të rindërtohet.

Presidenti amerikan tha se këto do të jenë “komunitete të bukura” për rreth 2.3 milionë palestinezë që aktualisht jetojnë në Rripin e Gazës.

“Mund të jenë pesë, gjashtë, mund të jenë vetëm dy. Por ne do të ndërtojmë komunitete të sigurta, larg vendit ku janë tani, që është plot me rreziqe. Gjatë kësaj kohe, unë do të jem pronari i këtyre vendeve. Mendojeni si një zhvillim i pasurive të paluajtshme për të ardhmen. Do jetë një copë tokë shumë e bukur. Pa shpenzuar shumë para”, tha ai.

Ai shtoi se Gaza aktualisht është “e pabanueshme” dhe mund të kalojnë shume vite para se palestinezët të kthehen. Aleatët perëndimorë dhe arabë e kanë kundërshtuar me ashpërsi planin e Trump, duke përfshirë Egjiptin dhe Arabinë Saudite.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta