![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/rama-veliaj_sd-800x450.jpg)
Një punonjës i Gardës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas përplasjes së dhunshme mes tifozëve gjatë ndeshjes Tirana-Partizani të zhvilluar ditën e djeshme.
Në pranga ka rënë inspektori Ergi Ismaili, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.
Arrestimi u bë i mundur pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4 në lidhje me ngjarjen e datës 09/02/2025, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ka patur përplasje të dhunshme mes tifozëve, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime fizike të disa personave në stadium, përfshirë edhe një punonjës të sigurisë së stadiumit edhe një punonjësi policie.
Top Channel