Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë
10/02/2025 11:48
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 90.13% e votave.
Më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 41% të votave, PDK e dyta me 22.37%, LDK e treta me 17,57%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.
Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.
Rezultati deri më tani i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.
Duke qenë kështu, VV-ja është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë.
Top Channel