![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Të dielën qytetarët e Kosovës iu drejtuan qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare.
Nga rezultatet e deritanishme në krye është Lëvizja Vetëvendjsa e kryeministrit Albin Kurtit, ndërsa pasohet nga PDK dhe LDK.
Në zgjedhjet e vitit 2021, në Prishtinë, Vetëvendosje kishte marrë mbi 71 mijë vota, apo 65%.
LDK-ja kishte 17 mijë vota apo 16%, kurse PDK-ja mbi 12 mijë vota apo 11.7%.
Megjithatë, në këto zgjedhje del se ka rënie nga VV-ja, e rritje të PDK-së e LDK-së në kryeqytet.
VV-ja aktualisht në Prishtinë ka 46.80% të votave, apo mbi 51 mijë. Pra, 20 mijë më pak.
LDK-ja ka 25.54% apo mbi 28 mijë vota apo 11 mijë më shumë se para katër vitesh.
Kurse, PDK-ja ka mbi 20 mijë vota, apo 8 mijë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021.
Top Channel