![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/rama-veliaj_sd-800x450.jpg)
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të shembin sot, disa biznese ne hyrje te qytetit të Shkodrës.
Bëhet fjalë për restorante dhe servise automjetesh. Nga pronarët pritet të ketë kundërshti prandaj policia ka blinduar të gjithë rrugën.
“IKMT ka nisur aksionin për prishjen e strukturave të paligjshme në zonat pranë brigjeve të Lumit Drin dhe Bunë, Bashkia Shkodër. Ky aksion po zhvillohet në pikën e bashkimit të dy lumenjëve Drin dhe Bunë. Parashikohet prishja e dy objekteve 1 deri në 3 kate si dhe strukturave të tjera ndihmëse. Planifikohet vijimi i aksionit dhe në zona të tjera përfshirë struktura të paligjshme të vendosura në Liqenin e Shkodrës. Këto aksione janë të domosdoshme dhe kontribojnë në menaxhimin e burimeve ujore, sidomos në drejtim të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet”-njofton IKMT.
Sot, kryeministri Rama do të vizitojë Shkodrën ku do të inaugurojë disa investime mes të cilës edhe hyrjen e qytetit.
Top Channel