Zëdhënësi i PDK: Do të ketë rritje edhe më të madhe se sa kjo që është projektuar
09/02/2025 21:23
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci deklaroi gjatë një konference për media se ndonëse rezultatet e Exit Poll-eve “konfirmojnë një rritje të konsiderueshme”, presin që kjo parti të ketë rritje “edhe më të madhe sesa kjo që është projektuar.”
Stavileci projeksionin e bazoi në të dhënat e marra në terren, nga komisionerët dhe vëzhguesit e PDK-së.
“Ato çfarë u thanë në rezultatet e Exit Poll-eve, natyrisht që e konfirmojnë një rritje të konsiderueshme të PDK-së por përsëri nga të dhënat që marrim nga terreni, nga komisionerët e vëzhguesit tanë, del se ne do të kemi një rritje edhe më të madhe sesa kjo që është projektuar”, tha ai.
Top Channel