![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-10T151121.167-800x450.jpg)
Danjel Nikolli ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të qëllonte me armë një person në Lezhë.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin Danjel Nikolli, 32 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.
Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E,T për ta vrarë.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit dhe dy gëzhoja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel