Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 73% të votave.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson ndaj rivalëve të tjerë.

Rezultatet sipas KQZ-së:

Vetëvendosja 41.99%

PDK 22.68%

LDK 17.90%

AAK- Nisma 7.56%.

28 subjekte politike me 1.280 kandidatë konkurrojnë sot për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëset në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

Procesi i votimit është mbyllur në 19:00. 940 qendra votimi ishin të hapura që prej orës shtatë të mëngjesit, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ishin vëzhgues të procesit.

Zgjedhjet e së dielës janë të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Numërimi i kutive të qendrave të votimit vijon ende, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para të exit poll-eve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA