
Armand Marvataj, polici i paguar nga Juxhin Koka, i dyshuar organizator i kontrabandës së 670 mijë litrave naftë të sekuestruar një muaj më parë nga policia në Porto Romano, është vënë në pranga.
21-vjeçari akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, 31-vjeçari me iniciale J. K. dhe 34-vjeçari me iniciale D. M., të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në 27 janar, kanë bërë nxjerrjen e naftës nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano. Sipas hetimeve, Marvataj ka marrë 10.000 euro nga Koka për të lejuar nxjerrjen e sasisë së naftës të ndodhur në anije, në bashkëpunim me pjesëtarë të ekuipazhit.
Top Channel