Ministri i Vetëvendosjes nuk i merr parasysh Exit Poll-et: Kini durim edhe pak! Të presim numërimin e votave
09/02/2025 21:08
Exit Poll-et e nxorën Vetëvendosjend mes 37 dhe 40 për qind, por Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes s’i mori parasysh duke thënë se ato tregojnë “vetëm indikacionet”.
Sipas tij duhet pritur numërimi përfundimtar i votave nga KQZ-ja,.
“Exit pollet japin vetëm indikacione ne duhet t’i respektojmë institucionet dhe te presim rezultatet besoj shume shpejt. Keni durim edhe pak”, ka thënë Çeku, kandidat i Vetëvendosjes për deputet.
Top Channel