![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/thumbs_b_c_b5ac6c50584c9ea63e47339e55c1036f_sd-800x450.jpg)
Kandidati për kryeministër i LDK-së, tha se sipas rezultateve preliminare të LDK-së, rezultati është si vijon, duke shtuar se me votat e diasporës, presin që LDK të arrijë në 20% të votave.
Sipas numërimeve të votave, në proces 871 mijë e 478 qytetarë
LDK: 18. 14% të votave, 150 mijë
VV: 39. 88 %
PDK: 21. 84 %
AAK/NISMA: 7.62%
Në një konferencë për mediat tha se rezultati i partisë së tij nuk ka qenë në nivelet që kanë pritur, edhe pse ka pasur rritje. Për këtë ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK.
“Atë që do duhej ta bënte KQZ po e bëjmë ne, rezultatet përfundimtare, votat e diasporës dhe ato më kusht nuk janë të përfshira. Sipas numërimeve nga komisionarët tonë: LDK: 18. 14% të votave, 150 mijë; VV: 39. 88 %; PDK: 21. 84 %; AAK/NISMA: 7.62%.
Është rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë e marr në tërësi unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK. Rezultati nuk është i kënaqshëm por jemi me rritje”, tha ai.
Top Channel