Trump dhe “X” e Musk mbyllin luftën ligjore, kompania kishte mbyllur llogarinë e presidentit para se ta blinte miliarderi amerikan

08/02/2025 19:52

Presidenti Donald Trump dhe “X Corp” (më parë Twitter) kanë rënë dakord të hedhin poshtë luftën ligjore të presidentit kundër gjigantit të mediave sociale për shkak të mbylljes së llogarisë së tij në platformë pas trazirave të 6 janarit 2021, në Kapitol.

Sipas një dosjeje nga Gjykata e 9-të e Qarkut të marrë nga CNN, të dyja palët ranë dakord të mbulonin shpenzimet dhe tarifat e veta në apel. Deklarata nuk përfshin më shumë detaje mbi marrëveshjen.

Trump fillimisht ngriti padi në korrik 2021, muaj pasi i’u mbyll llogaria nga platforma dy ditë pas trazirave të Kapitolit. Në atë kohë, vendimi i kompanisë ishte “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, me Trump duke argumentuar se masa shkelte të drejtat e tij të Amendamentit të Parë.

Një gjykatës federal në Kaliforni hodhi poshtë padinë fillestare të Trump në maj 2022, duke deklaruar se Twitter nuk po vepronte si pjesë e qeverisë amerikane dhe për këtë arsye nuk shkelte të drejtën e ish-presidentit të atëhershëm për fjalën e lirë. Trump e apeloi vendimin.

Elon Musk, tani një i besuar i Trump, i cili drejton Departamentin e sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, bleu X (atëherë Twitter) në tetor të vitit 2022 dhe i riktheu llogarinë Trump për një muaj. Trump, i cili lançoi platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, në shkurt të vitit 2022, poston nga llogaria e tij personale në X dhe në llogarinë e presidentit të SHBA-së @POTUS.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA