Arrestohet 25-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë një person në Lushnjë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra shtetasi me iniciale E. Ç., banues në Stan Karaburun.

I lënduar mbeti shtetasi me iniciale A.Y., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Shkak i konfliktit dyshohet të jenë bërë motive të dobëta.

Njoftimi:

Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA