Mbrëmjen e sotme tek Pallati me Shigjeta në Tiranë, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në menyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.

Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA