Çekët zbuluan në Leskovik liqenin termal më të madh në botë, studiuesi Auron Tare: Pyesni a janë shkencëtarë

08/02/2025 08:30

Një grup studiuesish çekë kanë zbuluar në Jug të Shqipërisë një liqen termal nëntokësor, që sipas tyre, është më i madhi në botë.

Lajmi u publikua të premten në mediat çeke dhe bëri jo pak bujë në vendin tonë. Por, në një intervistë për Top Channel, historiani dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, tha se ka punuar me grupin çekë dhe se ata nuk janë shkencëtarë.

“Një pjesë e këtij grupi kanë qenë pjesë e një angazhimi që kemi qenë disa që kemi organizuar këtë studim në Leskovik. Lajmi pa elementin shqiptar nuk është korrekt. Ata nuk janë shkencëtar, janë dashamirës të Shqipërisë, kanë punuar me ne”. 

Më tej, studiuesi Tare e quajti gjithë bujën e këtij lajmi spekulim dhe dukje nga ana e çekëve, ndërsa e ilustroi këtë me një rast të ngjashëm në të kaluarën.

Ky lloj lajmi është një lloj rendje për vëmendje, ai vend ai ty njihej. Ka ndodhur dhe herë tjetër, çekët bënë zhytje në një nga këto anijet që kisha gjetur me amerikanët dhe e dhanë si zbulimin e tyre”.

Për studiuesin e njohur shqiptar është i gabuar edhe emri që çekët i kanë vënë këtij liqeni.

“Për hir të së vërtetës e ka një emër, quhet vrima e Kopiles”.

Sipas studiuesve çekë, liqeni termal nëntokësor është me një gjatësi prej 138 metra, një gjerësi prej 42 metra dhe një perimetër 345 metra, që mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA