Aksident në Durrës, automjeti përplaset me motorin, lëndohet një person
08/02/2025 15:07
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari” Durrës.
Një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me motor. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me autoambulancë në urgjencën e spitalit dhe fatmirësisht bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht deklarohet se ka pësuar dëmtime të lehta në kokë. Kjo rrugë është bërë një pikë e zakonshme aksidentesh, ku dhjetëra incidente ndodhin në mënyrë të përsëritur.
Top Channel